|
|
Login |
 |
< Prev Index
... 51-60
61-70
71-80
81-90
91-100
101-110
111-114
Next >
Suretu: 81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
Suretu 81. Et-Tekvir

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- Kur dielli tė jetė mbėshtjellur (dhe errėsohet),
- Dhe kur yjet tė kenė rėnė (e shkapėrderdhur),
- Dhe kur kodrat tė kenė udhėtuar (e bėrė pluhur nė ajėr),
- Dhe kur devetė e shtrenjta tė lihen pa bari nė fushė,
- Dhe kur egėrsirat tė jenė bashkuar (tubuar).
- Dhe kur detet tė vlojnė si zjarr i flakruar,
- Dhe kur shpirtrat tė jenė bashkuar.
- Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla,
- Pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur,
- Dhe kur fletushkat tė jenė shpaluar,
- Dhe kur qielli tė jetė hequr,
- Dhe kur Xhehennemi tė jetė ndezur fort,
- Dhe kur Xhenneti tė jetė afruar,
- Atėbotė njeriu do tė dijė se ēka ka ofruar (tė mirė ose tė keqe).
- Betohem fuqimisht nė yjet qė tėrhiqen (ditėn, e ndriēojnė natėn),
- Qė udhėtojnė e fshihen (si dreni nė strofkė),
- Pasha natėn kur ajo ia beh me errėsirė.
- Pasha agimin kur ia shkrep!
- Ska dyshim se ai (Kurani) ėshtė thėnie e tė dėrguarit fisnik (qė e pranoi prej Zotit).
- Qė ėshtė i fortė dhe qė ka vend tė lartė te Zoti i Arshit.
- Qė ėshtė i respektuar atje (nė mesin e engjėjve) dhe besnik.
- Nuk ėshtė i marrė shoku juaj (Muhammedi)!
- Dhe se ai e pat parė atė (Xhibrilin) nė horizontin e qartė lindor.
- Dhe ai nuk ėshtė qė nė tė fshehtėn (shpalljen) ka dyshim (ose ua lė mangu).
- Dhe ai (Kurani) nuk ėshtė thėnie e djallit tė mallkuar!
- Pra, ku jeni, kah shkoni?
- Ai (Kurani) sėshtė tjetėr pos kėshillė pėr njerėzit!
- Pėr atė nga mesi juaj qė dėshiron tė gjendet nė tė vėrtetėn.
- Po ju nuk mundeni, por vetėm nėse dėshiron All-llahu, Zoti i botėve!
Suretu: 81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
< Prev Index
... 51-60
61-70
71-80
81-90
91-100
101-110
111-114
Next >
|  |
 |
|