|
|
Login |
 |
< Prev Index
... 41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
91-100
101-110
... Next >
Suretu: 71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
Suretu 79. En Nazi'at

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- Pasha ata (engjėj) qė marrin shpirtrat me rrėmbim (pėrmbytshėm)!
- Dhe ata qė marrin shpirtra me lehtėsim!
- Dhe ata qė notojnė me shpejtėsi!
- Dhe nxitėsit tė cilėt me shpejtėsi nė vendin e vet i ēojnė!
- Dhe pasha ata qė ēdo ēėshtje rregullojnė!
- Ditėn qė vrullshėm bėhet dridhja.
- Qė pas saj pason tjetra.
- Atė ditė zemrat janė tė tronditura.
- Shikimet e tyre janė tė poshtruara (frikėsuara).
- Ata (idhujtarėt nė dynja) thonė: A thua do tė bėhemi pėrsėri kėshtu si jemi?
- A edhe pasi tė jemi bėrė eshtra tė kalbur?
- Ata thanė: Atėherė, ai kthim do tė jetė dėshpėrues pėr ne!
- Po ajo (ringjallja) nuk do tė jetė tjetėr pos njė thirrje (klithje).
- Dhe ja, ata mbi sipėrfaqen e tokės.
- A tė ka ardhur ty rrėfimi i Musait?
- Kur Zoti i tij e pat thirrur nė luginėn e bekuar Tuva (rrėnzė kodrės Turi Sina).
- Shko te faraoni se vėrtet ai e ka tepruar.
- Dhe thuaj: E ke ndėr mend tė pastrohesh?
- Unė tė udhėzoi te Zoti yt e ti tia keshė frikėn Atij!
- Dhe ai ia tregoi mrekullinė e madhe.
- Po ai e pėrgėnjeshtroi dhe e kundėrshtoi.
- Pastaj u kthye prapa dhe iku me tė shpejtė.
- I tuboi (tė gjithė tė vetėt) dhe u mbajti fjalim.
- E u tha: Unė jam zoti juaj mė i lartė!
- Atėherė tmerrshėm e dėnoi atė, pėr kėtė tė fundit dhe pėr atė tė parėn.
- Nė kėtė ndėshkim ka pėrvojė mėsimi pėr atė qė frikėsohet.
- A ėshtė mė i rėndė rėndė krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atė!
- Ngriti kuoėn e tij dhe e pėrsosi atė.
- Natėn ia errėsoi e ditėn ia ndriēoi.
- E pastaj tokėn e sheshoi.
- Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
- Kurse kodrat ia pėrforcoi.
- Si furnizim pėr ju dhe pėr kafshėt tuaja.
- E kur tė vijė vala e madhe (kijameti),
- Atė ditė njeriu pėrkujton se ēka ka punuar.
- E Xhehennemi shfaqet sheshazi pėr atė qė e sheh.
- E pėr sa u pėrket atij qė ka tepruar.
- Dhe i dha pėrparėsi jetės sė kėsaj bote,
- Xhehennemi do tė jetė vendi i tij.
- E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
- Xhenneti ėshtė vendi i tij.
- Ty tė pyesin pėr kijametin: Kur do tė ndodhė ai?!
- Po, nė ēfarė gjendje je ti tua pėrkutosh atė?
- Vetėm te Zoti yt ėshtė dijenia pėr tė.
- Ti je vetėm qortues i atij qė ia ka frikėn Atij.
- Ditėn kur ta pėrjetojnė atė, atyre (idhujtarėve) do tu duket sikur nuk kan jetuar mė tepėr se njė mbrėmje ose njė mėngjes tė saj.
Suretu: 71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
< Prev Index
... 41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
91-100
101-110
... Next >
|  |
 |
|