|
|
Login |
 |
< Prev Index
... 31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
91-100
... Next >
Suretu: 61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
Suretu 69. El Hakka

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- Momenti i katastrofės sė pėrgjithshme (kijameti).
- ēėshtė kijameti?
- ēka tė mėsoi ty se ēėshtė kijameti?
- Themudi dhe Adi pėrgėnjeshtruan tronditjen (kijametin).
- Sa i pėrket Themudit, ata u shkatėrruan me krismė tė tmerrshme.
- Ndėrsa Adi ėshtė shkatėrruar me njė erė tė fortė, tė pakufishme.
- Atė Ai e lėshoi kundėr tyre shtatė net e tetė ditė rresht, kur shihje njerėzit nė to tė rrėzuar si tė ishi trupa hurmash tė zgavėruara.
- A e sheh prej tyre ndonjė qė ka mbetur?
- Erdhi faraoni dhe ata qė ishin para tij si dhe tė pėrmbysurit (fshatrat e popullit tė Lutit), me punė tė gabuara.
- Ata kundėrshtuan tė dėrguarin e Zotit tė tyre, e Ai i dėnoi ata me njė dėnim edhe mė tė madh (prej dėnimeve tė mėparshėm).
- Pasi qė uji pat vėrshuar, Ne ju bartėm nė anije.
- Pėr ta bėrė atė (ngjarje) pėrkujtim pėr ju dhe pėr ta ruajtur atė veshėt qė janė pėrkujtues.
- E kur tė fryhet nė surė njė e fryeme.
- Dhe tė ngrihen toka e kodrat e ti mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur.
- Nė aė kohė ndodh e vėrteta (kijameti).
- E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i raskapitur.
- Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd.
- Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji.
- Kujt ti jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do tė thotė: O ju, qe, lexonie librin tim!
- Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time.
- Dhe ai atėherė ėshtė nė njė jetė tė kėnaqshme.
- Nė njė Xhennet tė lartė.
- Pemėt e tij i ka krejt afėr.
- (E thuhet) Hani e pini shijshėm, ngase nė ditėt e kaluara ju e pėrgatitėt kėtė.
- Ndėrkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotė: O i mjeri unė, tė mos mė jepej fare libri im.
- Dhe tė mos dijsha fare se ēka ėshtė llogaria ime.
- Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja e parė) mbarim i amshueshėm pėr mua.
- Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi.
- U hoq prej meje ēdo kompetencė imja.
- U thuhet zebanive: Kapnie atė, vėnja prangat!
- Pastaj atė shtinie nė Xhehennem. . .
- Mandej, lidhne atė me njė zingjirė tė gjatė shtatėdhjetė kutė.
- Pse ai ka qenė qė nuk besoi All-llahun e madhėruar.
- Ai nuk nxiste pėr ti ushqyer tė varfėrit.
- Ai sot nuk ka kėtu ndonjė mik.
- As ushqim tjetėr pėrveē tė tė shplarave.
- Qė atė nuk e ha kush, pos mėkatarėve.
- Pra Unė betohem nė atė qė e shihni!
- Edhe nė atė qė nuk e shihni!
- Se me tė vėrtetė ai (Kurani) ėshtė fjalė (e Zotit) qė e lexon i dėrguari i ndershėm.
- Ai nuk ėshtė fjalė e ndonjė poeti, po ju nuk besoni.
- Nuk ėshtė as fjalė e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
- Ėshtė zbritje prej Zotit tė botėve!
- Sikur tė trillonte ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė!
- Ne do ta kapim atė me fuqinė Tonė.
- E pastaj do tia kėputnim atij arterien e zemrės.
- Askush prej jush nuk do tė mund tė ndėrhynte pėr mbrojtjen e tij.
- Ai (kurani) ėshtė kėshillė pėr tė ruajturit.
- Ska dyshim se Ne dijmė qė prej jush ka qe e pėrgėnjeshtrojnė.
- Ai (Kurani) njėmend do tė jetė dėshprim pėr jobesimtarėt.
- Ai ėshtė e vėrtetė bindėse!
- Andaj, ti lartėsoje nga tė metat Zotin tėnd tė madhėruar!
Suretu: 61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
< Prev Index
... 31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
91-100
... Next >
|  |
 |
|