|
|
Login |
 |
< Prev Index
... 31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
91-100
... Next >
Suretu: 61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
Suretu 65. Et Talak

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- O ti pejgamber, kur ti lėshoni gratė, lėshoni ato nė vigjilje tė fillimit tė pritjes sė tyre (nė kohėn e pastėrtisė sė tyre) dhe kohėn e pritjes mbanie mend mirė e kini frikė All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtėpive tė tyre, e edhe ato tė mos dalin ndryshe vetėm nėse bėjnė ndonjė vepėr tė keqe tė vėrtetuar. Kėto janė dispozitat e All-llahut, e kush del jashtė dispozitave tė All-llahut, ai e ka dėmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund tė tė jap diēka rishtazi.
- E kur ti afrohen ato mbarimit ta afatit tė tyre, atėherė ose mbani (i ktheni nė jetėn bashkėshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si ėshtė e udhės, e kėtė do ta dėshmojnė dy dėshmitarė tė drejtė nga mesi juaj dhe dėshmitė zbatojeni pėr hirė tė All-llahut. Kėshtu kėshillohet ai qė i beson All-llahut dhe ditės sė fundit, e kush iu pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė,
- dhe e furnizon atė prej nga nuk kujton fare. Kėshtu i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dėshirėn e vet dhe All-llahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin).
- E ato nga gratė tuaja tė cilave u ėshtė ndėrprerė cikli mujor (menstruacioni) nėse nuk e keni ditur, koha e pritjes sė tyre ėshtė tre muaj, e ashtu edhe ato qė ende nuk kanė pasur menstruacion. Ndėrkaq, pėr shtatzėnat afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin. E kush i frikėsohet All-llahut, Ai atij ia lehtėson punėn.
- Ky ėshtė vendim i All-llahut qė ua zbriti juve, e kush e ka frikė All-llahun, Ai atij ia shlyen tė kėqijat dhe ia shton shpėrblimin.
- Ato (gratė e lėshuara), sipas mundėsisė suaj i vendosni nė ndonjė vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato pėr ti detyruar (tė dalin). Nė qoftė se ato janė shtatzėna, atėherė furnizoni ato derisa ta heqin barrėn e tyre, e nėse ato u japin gji fėmijėve tuaj, atėherė jepnu atyre shpėrblimin qė u takon dhe kini mirėkuptim nė mes jush ashtu si duhet, e nė qoftė se hasni nė vėshtirėsi ndėr vete, atėherė le tė kėrkojnė pėr tė gjidhėnėse tjetėr.
- Ai qė ėshtė i pasur, le tė shpenzojė sipas mundėsisė sė vet, e ai qė ėshtė ngusht nga pasuria, le tė japė nga ajo qė i ka dhėnė All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askė, vetėm aq sa i ka dhėnė; mirėpo pas vėshtirėsisė All-llahu sjell ēlirim (begati).
- Sa shumė banorė tė fshatrave, qė ishin kryeneēė ndaj urdhėrit tė Zotit tė vet dhe ndaj tė dėrguarėve tė Tij, Ne i kemi shpėrblyer me njė llogari tė ashpėr, i kemi ndėshkuar me njė dėnim tė papėrshkrueshėm.
- She ata e pėrjetuan barrėn e rėndė tė punės sė vet, kėshtu qė fundi i ēėshtjes sė tyre ishte dėshtimi.
- All-llahu u ka pėrgatitur dėnim tė rėndė, atyre pra, kinie frikė All-llahun o ju tė zotėt e mendjes. E ju qė keni besuar, All-llahu u zbriti juve shpalljen (Kuranin).
- Tė dėrguarit qė ua lexon ajetet e qarta tė All-llahut pėr ti nxjerrė ata qė besuan dhe bėnė cepra tė mira prej errėsirave nė dritė. Kush i beson All-llahut dhe bėn vepra tė mira, Ai e shpie atė nė Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj; aty do tė jenė pėrgjthmonė e kurrė pakėputur. All-llahu i ka dhėnė atij furnizim tė mirė. . .
- All-llahu ėshtė Ai qė krijoi shtatė palė qiej dhe prej tokės aq sa ata; nė to zbatohet vendimi i Tij pėr ta ditur ju se All-llahu ka fuqi pėr ēdo send dhe qė me tė vėrtetė All-llahu ka pėrfshirė ēdo send me dijen e vet.
Suretu: 61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
< Prev Index
... 31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
91-100
... Next >
|  |
 |
|