|
|
Login |
 |
< Prev Index
... 21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
... Next >
Suretu: 51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
Suretu 59. El-Hashr

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- All-llahun e madhėron me tesbih (duke i mohuar ato qė nuk i takojnė atij) gjithēka ka nė tokė, e Ai ėshtė i fuqishmi, i urti.
- Ai ėshtė qė nė dėbimin e parė i nxoru prej shtėpive tė tyre ata nga ithtarėt e librit, tė cilėt nuk besuan. Ju nuk menduat se fortifikatat e tyre do ti mbronin prej ndėshkimit tė All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe nė zemrat e tyre hodhi frikėn ashu qė me duart e veta dhe me duart tė besimtarėve tė rrėzonin shtėpitė e veta; pra merrni pėrvojė o ju tė zotėt e mendjes.
- Sikur All-llahu tė mos u kishte caktuar atyre shpėrnguljen, ata do ti ndėshkonte nė kėtė jetė, kurse nė jetėn tjetėr ata e kanė dėnimin e zjarrit.
- Kėtė pėr shkak se e kundėrshtuan All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Pra, kush e kundėrshton All-llahun, ska dyshim se All-llahu ėshtė ndėshkimfortė.
- Ju nuk kėputėt asnjė nga hurmat e buta (fidanėt) ose atė e keni lėnė tė ngriur nė rrėnjėt e tye, vetėm se me lejen e All-llahut e pėr ti shtypur kundėrshtarėt.
- E atė (Pasuri) qė prej tyre All-llahu ia ktheu tė dėrguarit tė vet, ju pėr tė nuk i keni ngarė as kuajt, as devetė, por All-llahu i bėn mbizotėruesit tė dėrguarit e vet kundėr kujt tė dojė, All-llahu ka fuqi mbi ēdo send.
- Atė qė All-llahu nga banorėt e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftė tė dėrguarit tė vet, ajo i takon All- llahut, tė dėrguarit, tė afėrmve, jetimėve, tė varfėrve, kurbetēinjve. (Kėshtu veprohet) Qė ajo tė mos ndahet ndėrrmjet pasanikėve tuaj. Ēka tju jep i Pejgamberi, atė merrmie e ēka tju ndalojė, pėrmbanju dhe kinie frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr.
- (Ajo pronė) U takon muhaxhirėve tė varfėr, tė cilėt u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe prej pasurisė sė tyre, duke kėrkuar mirasinė dhe kėnaqėainė e All-llahut, dhe qė ndihmojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, tė tillėt janė ata tė sinqertit.
- Edhe ata qė pėrgatitėn vendin (Medinėn) dhe besimin para tyre, i duan ata qė shpėrnguleshin te ata dhe nuk ndiejnė nė gjoksat e tyre ndonjė nevojė (pėr zili a tjetėr) nga ajo qė u jepej atyre (muhaxhirėve), madje edhe sikur tė kishin vetė nevojė pėr tė, ata u jepnin pėrparėsi atyre para vetvetes. Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar.
- Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: Zoti ynė, falna ne dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!
- A nuk e ke ditur se ata qė u bėnė hipokritė, u thoshin vėllezėrve tė vet nga ithtarėt e librit qė nuk kishin besuar: nėse ju dėboheni, edhe ne do tė dalim me ju, pėr ēėshtjen tuaj, ne kurrė nuk do ti bindemi askujt (tju luftojmė ose tju nėnshtrojmė), e nėse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t;u ndihmojmė. All-llahu dėshmon se ata janė rrenacakė!
- Sikur tė dėbohen ata (ithtarėt e librit), nuk do tė dilnin me ta edhe sikur tė luftoheshin, nuk do tu ndihmojnė atyre, po edhe sikur tu ndihmonin atyre, ata do tė iknin prapa, e ata do tė mbesin pa ndihmėn e tyre.
- Ju (besimtarėt) nė zemrat e tyre (ta munafikėve) jeni frikė mė e fortė se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo pėr shkak se ata janė popull qė nuk kuptojnė.
- Ata tė gjithė sė bashku nuk kanė guxim tju luftojnė, vetėm kur gjenden nė ndonjė vend tė fortifikuar ose kur janė pas ndonjė muri. Armiqėsia ndėrmjet tyre ėshtė e ashpėr. Mund tė mendohet pėr ta se janė tė bashkuar,e nė reallitet zemrat e tyre janė tė pėrēara, sepse janė njerėz qė nuk logjikojnė.
- Si shembull i atyre jo fort moti qė pėrjetuan tė keqen e punės sė vet, edhe ata kanė njė dėnim tė rėndė.
- Ata (hipokritėt) janė shembull si djalli, kur i thotė njeriut: Refuzo besimin!, e kur ai tė ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet prej teje; unė i frikohem All-llahut, Zotit tė gjithėsisė!
- Dhe ashtu, ata tė dy do tė pėrfundojnė nė zjarr pėrgjithmonė. Ai ėshtė ndėshkim i zullumqarėve.
- O ju qė besuat, frikėsojuni All-llahut dhe le tė shikojė ēdonjėri se ēka ka bėrė pėr nesėr. Dhe frikėsojuni All-llahut! Ska dyshim se All-llahu ėshtė i Njohtuar (Habir) pėr atė qė punoni!
- E mos u bėni si ata qė harruan All-llahun, pra (All-llahu bėri qė ata) harruan vetveten! Tė tillėt janė tė Fasikėt .
- Nuk janė tė barabartė banorėt e Xhennetit dhe banorėt e Xhehennemit. Banorėt e Xhennetit janė tė suksesshmit (janė ata qė ia kanė arritur qėllimit).
- Sikur Ne ta zbritnim kėtė Kuran mbi ndonjė kodėr, do tė shihje atė tė strukur e tė ēarė prej frikės nga All-llahu. Kėta janė shembuj qė ua sjellim njerėzve, qė ata tė mendojnė.
- Ai ėshtė All-llahu, nuk ka zot tjetėr pos Tij. Dijetari i tė fshehtės dhe tė dukshmes, Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi!
- Ai ėshtė All-llahu, pos tė Cilit nuk ka zot tjetėr, Sunduesi, i Shenjti, i Pastėrti (prej tė metave qė i mvishen) , Siguruesi, Mbikėqyrėsi, i Plotfuqishmi, Mbizotėruesi , i Madhėrishmi. I lartėsuar ėshtė All-llahu nga ajo qė ia shoqėrojnė!
- Ai ėshtė All-llahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė e lartėson ēka ka nė qiej e nė tokė. Dhe Ai ėshtė i Fuqishmi, i Urti!
Suretu: 51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
< Prev Index
... 21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
... Next >
|  |
 |
|