|
|
Login |
 |
< Prev Index
... 21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
... Next >
Suretu: 51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
Suretu 51. Adh-Dharijat

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- Pėr erėrat qė ngrehin dheun dhe shpėrndajnė.
- Pėr retė qė e bartin shiun e rėndė.
- Pėr anijet qė lundrojnė lehtė.
- Pėr engjėjt qė bėjnė ndarjen e ēėshtjeve.
- Ska dyshim se ajo qe u premtohet ėshtė e vėrtetė e sigurt.
- Dhe se shpėrblimi (gjykimi pėr vepra) do tė ndodhė pa tjetėr.
- Pėr qiellin plot rrugė.
- Ju gjendeni nė nje thėnie kontradiktore,
- Nga ai (besimi) zbrapset ai qė ishte zmbrapsur.
- Mallkuar qofshin gėnjeshtarėt!
- Ata tė cilėt janė gafilė nė injorancė (nė verbėri, nė padituri).
- E pyesin: Kur ėshtė dita e gjykimit?
- Dita kur ata digjen nė zjarr.
- Pėrjetonie dėnimin tuaj, ky ėshtė ai qė kėrkonit tju shpejtohet.
- Tė devotshmit janė nė kopshte e burime.
- Tė kėnaqur se kanė shtėnė nė dorė atė qė u dha Zoti i tyre, ata edhe mė parė (nė dynja) ishin mirėbėrės.
- Ata qenė tė cilėt pak flinin natėn.
- Dhe nė syfyr (kah mbarimi i natės) ata kėrkonin falje pėr mėkata.
- Dhe nė pasurinė e tyre kishin pėrcaktuar tė drejtė pėr lypėsin dhe pėr tė ngratin (qė ka nevojė por nuk lyp).
- Edhe nė tokė ka argumente pėr ata tė bindurit.
- Po edhe nė veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
- E nė qiell ėshtė furnizimi juaj dhe ajo qė ju premtohet.
- Pasha Zotin e qiellit e tė tokės, kjo ėshtė njė e vėrtetė, ashtu siē ėshtė se ju flisni.
- A ke arritur tė dėgjosh ti pėr rrėfimin e musafirėve tė ndershėm tė Ibrahimit?
- Kur patėn hyrė te Ai dhe thanė: Tė pėrshendesin me paqe! (E mė vete tha): Njerėz tė panjohur!
- Dhe ai pa u vėrejtur shkoi te familja e vet dhe solli njė viē tė majmė tė pjekur.
- Atė ua afroi atyre e tha: Pėrse nuk po hani?
- Dhe ndjeu njėfarė frike prej atyre, po ata thanė: Mos kij frikė! Mandej i dhanė myzhde pėr njė djalė tė dijshėm.
- E gruaja e tij nisi tė bėrtasė e ri ra shuplakė fyyrės sė vet e tha: Unė jam njė plakė qė nuk lind!
- Ata (engjėjt) thanė: Keshtu ka thėnė Zoti yt, e Ai ėshtė i urti, i gjithedijshmi.
- Ai (Ibrahimi) tha: E ēėshtė puna juaj, o ju tė dėrguar?
- Ata thanė: Ne jemi tė dėrguar te njė popull kriminel!
- Qė tė hedhim mbi ta gurė nga balta (e pjekur)!
- (gurė) Tė shėnuar te Zoti yt, pėr ata qė i kaluan kufijtė (nė mėkate).
- Dhe kush ishte aty nga besimtarėt, Ne i nxorrėm (i larguam).
- Po nuk gjetėm aty pos njė shtėpie myslimane.
- Dhe Ne kemi lėnė aty shenjė dėnimit tė hidhur.
- (Kemi lėnė shenjė) Edhe nė Musain kur Ne e dėrguam te faraoni me fakte tė forta.
- E ai, me tėrė anėn (fuqinė) e vet, ia ktheu shpinėn dhe tha: Ėshtė magjistar, ose ėshtė i ēmendur!
- E Ne e kapėm atė dhe ushtrinė e tij dhe e hodhėm nė det, dhe ai e bėri veten tė jetė i sharė.
- Edhe nė Adin (kemi lėnė shenjė) kur Ne lėshuam kundėr tyre erėn rrėnuese,
- E cila nuk la send pa e shėnderruar nė mbeturinė.
- Edhe Themudin kur atyre iu pat thėnė: kėnaquni deri nė njė kohė .
- E ata nga kryelartėsia nuk respektuan urdhėrin e Zotit tė tyre, andaj i pėrfshiu rrufeja me krismė, e ata e shihnin.
- Dhe nuk mundėn as tė ngriten e as ti kundėrvihen.
- Edhe popullin e Nuhut (e dėnuam) qė ishte mė parė. Ai ishte njė popull i prishur.
- Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjėrojmė atė.
- Edhe tokėn Ne e kemi shtruar, sa shtrues tė mirė jemi.
- Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtnė e Zotit).
- Pra, ikni e mbėshtetuni te All-llahu, unė prej Tij jam njė qortues i hapėt.
- E mos i shoqėroni All-llahut edhe ndonjė zot tjetėr, edhe pėr kėtė unė jam i dėrguar prej Tij qė tju tėrheqė haptazi vėrejtjen.
- Ja, ashtu pra, edhe atyre qė ishin mė parė nuk u erdhi i dėguar e qė nuk i thanė: Ėshtė magjistar ose ėshtė i ēmendur!
- A mos e porositėn njėri-tjetrin me kėtė? Jo, por ata janė popull renegat.
- Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
- Vazhdo me keshillė, sepse kėshilla besimtarėve u bėn dobi.
- Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė.
- Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as dėshiroj tė mė ushqejnė ata.
- All-llahu ėshtė furnizues i madh, Ai fuqiforti.
- Ska dyshim se atyre qė bėnė mizori u pėrket dėnimi si pjesa e dėnimit tė shokėve tė tyre, andaj, tė mos e kėrkojnė shpejtimin e tij.
- Tė mjerėt ata qė nuk besuan pėr atė ditėn e tyre tė premtuar!
Suretu: 51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
< Prev Index
... 21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
81-90
... Next >
|  |
 |
|