|
|
Login |
 |
< Prev Index
... 11-20
21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
... Next >
Suretu: 41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
Suretu 47. Muhammed

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- Ata tė cilėt vetė nuk besuan dhe penguan edhe tė tjerėt nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre.
- Ndėrsa atyre qė besuan, bėnė vepra tė mira dhe atė qė iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo ėshtė e vėrtetė prej Zotit tė tyre, Ai atyre ua shlyen mėkatet dhe ua pėrmirėson gjendjen.
- Kjo ėshtė kėshtu, ngase ata qė nuk besuan ndoqėn tė pavėrtetėn, e ata qė besuan ndoqėn tė vėrtetėn qė u erdhi prej Zotit tė tyre. Kėshtu All-llahu u sjell njerėzve shebmujt e tyre.
- Pra, kur ti takoni nė (luftė) ata qė nuk besuan mėshojuni nė qafė (mbytni) derisa ti rraskapitni, atėherė lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kėrkoni dėmshpėrblim pėrderisa lufta tė mos pushojė. Kėshtu pra, po sikur tė dojė All-llahu, Ai do tė hakmerrej ndaj tyre, por Ai dėshiron tju sprovojė njėrin me tjetrin. E ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).
- Ata do ti udhėzojė dhe dp tė pėrmirėsojė gjendjen e tyre.
- Dhe do ti shtie nė Xhennetin, tė cilin ua ka bėrė tė njohur atyre.
- O besimtarė, nėse ju ndihmoni (fenė) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon kėmbėt tuaja.
- E atyre qė nuk besuan, ata qofshin tė pėrmbysur, Ai atyre ua ka asgjėsuar veprat.
- Kėtė pėr shkak se ata e urrejtėn atė qė e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.
- A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shohin se si ishte mbarimi i atyre qė ishin pėrpara tyre e qė All- llahu ata i rrėnoi, e edhe mosbesimtarėt (mekas) i pret shembulli i tyre.
- Kėtė ngase All-llahu ėshtė mbrojtės i atyre qė besuan, kurse pėr jobesimtarėt nuk ka mbrojtje.
- Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira All-llahu do ti shtie nė Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj, e ata qė nuk besuan, pėrjetojnė kėnaqėsi (nė kėtė jetė) dhe hanė ashtu si hanė kafshėt, e veni i tyre ėshrtė zjarri.
- Se sa (popullatė) qytetesh qė ishin shumė mė fortė se qyteti nga i cili tė dėbuam ty, Ne i kemi shkatėrruar dhe pėr ta nuk pati ndihmėtar.
- A ėshtė i njejtė ai, qė ėshtė i mbėhtetur nė argument tė qartė prej Zotit tė vet, si ai qė veprat e tij tė kėqia i janė hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?
- Shembulli i Xhennetit, i cili u ėshtė premtuar atyre qė janė ruajtur (tė devotshėm) nė tė cilin ka lumenju me ujė pėr pije, lumenj mga qumėshti me shije tė paprishur, lumenj nga vera e shijshme pėr njerėz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanė aty edhe gjithfarė lloj pemėsh, kanė edhe falje nga Zoti i tyre (a ėshtė i njejtė) a si ai qė ėshtė pėrgjithmonė nė zjarr dhe u shuhet etja me ujė tė valė qė ua copėton zorrėt e tyre?
- Prej tyre ka asish qė vijnė tė dėgjojnė ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre qė kanė dije e u thonė: ēka tha ai (Muhammedi) mė parė? Ata janė zemrat e tė cilėve ua ka vulosur All-llahu e ata udhėhiqen pas dėshirave tė veta.
- Kurse ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre u shton edhe mė udhėzimin nė rrugėn e drejtė dhe u ofron mundėsi tė jenė edhe me tė matur.
- Po ata a presin tjetėr, pos kijametit, i cili do tu vijė befas, e parashenjat e tij tashmė kanė ardhur. E prej nga atyre kėshillimi (pendimi) kur tu vijė kijameti?
- Atėherė, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kėrko falje pėr mėkatin tėnd, pėr tė besimtarėve e tė besimtareve, All-llahu edi pėr lėshimet tuaja (pėr vepra) dhe pėr vendin tuaj.
- E ata qė besuan po thonė: Pėrse tė mos shpallet njė sure (qė na e obligon luftėn)? E kur u shpall sureja e qartė dhe nė tė u pėrmed lufta, i sheh ata, tė cilėt kanė zemra tė sėmura (tė dyshimta), tė shikojnė me njė shikim si tė ishin nė agoni tė vdekjes. I gjetė e keqja!
- Njė respekt dhe njė fjalė e mirė (do tė ishte mė e mirė pėr ta). E kur ēėshtja (e luftės) tė jetė vendosur, do tė ishte mirė pėr ata tė jenė besnik ndaj All-llahut.
- A pritet prej jush (hipokritėve) qė nė nėse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrpreni lidhjet e akraballėkut?
- Tė tillėt janė qė All-llahu i mallkoi, i bėri tė shurdhėt dhe ua verbėroi tė parit e tyre.
- A nuk e studiojnė me vėmendje Kuranin? Por jo, ata janėzemra qė kanė drynat e vet!
- Nuk ka dyshim se ata qė u kthyen prapa (nė mosbesim) pasi qė u ishte sqaruar rruga e drejtė, djalli ua hijeshoi dhe shpresė tė rrejshme u premtoi.
- Kėtė ngase atyre qė e urrejtėn atė qė e shpalli All-llahu (jehudive), u than: Ne do tju dėgjojmė juve pėr disa ēėshtje! Po All-llahu i di fshehtėsitė e tyre.
- E si do tė jetė atėherė puna e tyre engjėjt tua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave tė tyre?
- E atė (dėnim) pėr shkak se ata ndoqėn rrugė tė cilė All-llahu e urren, kurse e urrejtėn atė qė Ai e pėlqen, prandaj ua asgjėsoi veprat e tyre.
- A menduan atė qė nė zemrat e tyre kanė dyshim, se All-llahu nuk do tė zbulojė mllefin e tyre?
- E sikur tė kishim dashur Ne, do ti tregonim ty se kush janė ata, e do ti njihje konkret po me siguri do ti njohėsh pėrme mėnyrės sė fjalės sė tyre, e All-llahui di vepra tuaja.
- Ne do tu sprovojmė juve, derisa ti njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėnrueshėm nga mesi juaj, po edhe do tė sprovojmė veprat tuaja.
- Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtė, e kundėrshtuan tė dėrguarin, ata asgjė nuk mund ti bėjnė dėm All-llahut dhe Ai do tua zhduk veprat e tyre.
- O ju besimtarė, respektonie All-llahun dhe respektonie tė dėrguarin, e mos i ēoni kot veprat tuaja!
- Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqėn duke qenė jobesimtarė, All-llahu kurrsesi nuk do tju falė atyre.
- Pra, mos u dobėsoni e tė kėrkoni pajtim (armėpushim),kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu ėshtė me ju dhe nuk u pakėson veprat tuaja.
- Vėrtet, jeta e kėsaj bote ėshtė vetėm lojė e dėfrim, e nėse besoni dhe ruheni prej tė kėqijave, Ai u jep shpėrblimin tuaj dhe nuk kėrkon prej jush tėrė pasurinė tuaj (por njė pjesė).
- Pse sikur ta kėrkojė tėrė atė dhe tju shtrėngojė, ju do tė bėni koprraci dhe do tė dalė nė shesh ajo qė keni nė zemra.
- Ja, ju jeni ata qė ftoheni pėr tė dhėnė nė rrugėn e All-llahut (pėr luftė kundėr armikut tuaj), e dikush prej jush bėn koprraci, e kush bėn koprraci, ai bėn kundėr vetės, All-llahu ska nevojė, e ju jeni tė varfėr (keni nevojė). Po nėse ju i ktheni shpinėn, Ai do tju zėvendesojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.
Suretu: 41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
< Prev Index
... 11-20
21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
... Next >
|  |
 |
|