|
|
Login |
 |
< Prev Index
... 11-20
21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
... Next >
Suretu: 41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
Suretu 42. Ash-Shura

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- Ha, Mimė.
- Ajn, Sinė, Kaf.
- All-llahu, fuqiploti, i gjithėdijshmi kėshtu (kėto ajete) tė shpall ty dhe atyre qė ishin para teje.
- Vetėm e Tij ėshtė ēka nė qiej dhe ēka nė tokė dhe Ai ėshtė Mbizotėruesi , i Madhėruari!
- Qiejt e lartė mbi ta (ose qiejt njėri mbi tjetrin) gati pėlcasin (nga madhėria e Zotit ose nga thėniet e ēoroditura tė idhujtarėve). Ndėrkaq, engjėjt vazhdimisht madhėrojnė (bėjnė tesbih) duke falėnderuar Zotin e tyre dhe kėrkojnė falje tė mėkateve pėr ata (besimtarėt) qė janė nė tokė. Ta dini se All-llahu ėshtė Ai mėkatfalėsi, Mėshiruesi!
- All-llahu ėshtė pėrcjellės i atyre qė, pos Tij, adhurojnė zota tė tjerė. Ti (o i dėrguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
- Prandaj, Ne tė shpallėm ty Kuran arabisht qė ta kėshillosh kryefshatin (Mekėn) dhe ata pėrreth saj, dhe tu tėrheqih vėrejtjen pėr ditėn e tubimit (kijametit), pėr tė cilėn nuk ka dyshim. Njė grup pėr nė Xhennet, kurse nj grup pėr nė zjarr.
- Po sikur tė kishte dashur All-llahu, do ti bėnte ata (njerėzit) njė popull (tė njė feje), por Ai shtie nė mėshirėn e vet atė qė do (atė qė me vullnetin e vet pranon rrugėn e drejtė), e jobesimtarėt nuk kanė mbrojtės, as ndihhmės.
- Pėrkundrazi, ata zgjodhėn mbrojtjės pos Atij, po vetėm All-llahu ėshtė Ai mbrojtėsi dhe Ai ngjall tė vdekurit dhe Ai ka mundėsi pėr ēdo send.
- Pėr ēdo send qė nuk pajtoheni, gjykimi pėr tė ėshtė te All-llahu. Ai (gjykatėsi i famshėm) ėshtė All-llahu, Zoti im, vetėm Atij i jam mbėshtetur, dhe vetėm Atij i drejtohem.
- Ai ėshtė krijues i qiejve e i tokės. Ai nga lloji juaj krijoi pėr ju bashkėshorte, edhe nga kafshėt krijoi ēifte, ashtu qė tju shumojė. Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi.
- Tė Tij janė ēelėsat e qiejve e tė tokės. Ai begaton shumė atė qė do dhe nuk begaton (atė qė gjithashtu do). Ai ėshtė i gjithdijshėm pėr ēdo send.
- Ai u pėrcaktoi juve fe atė qė i pat pėrcaktuar Nuhut dhe atė qė Ne ta shpallėm ty dhe atė me ēka e patėm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositėm) Ta praktikoni fenė e drejtė e mos u pėrēani nė tė. Pėr idhujtarėt ėshtė rėndė kjo nė ēka ju i thirrni ata. All-llahu veēon pėr tė (pėr besim tė drejtė) atė qė do dhe e udhėzon atė qė i drejtohet Atij.
- Po ata, vetėm pasi qė u erdhi e vėrteta, nuk u pėrēanė pėr tjetėr, por nga zilia mes tyre. e sikur tė mos ishte fjalė (vendimi) e hershme nga Zoti yt pėr deri nė njė afat tė caktuar do tė kryhej (dėnimi) me ta. Nuk ka dyshim se ata qė e trashėguan librin prej tyre (prej tė parėve) janė nė dyshim tė thellė ndaj tij (ndaj librit Tevratė e Inxhil).
- E pėr kėtė shkak (tė pėrēarjes sė tyre), ti thirr dhe pėrqėndrohu ashtu si tė ėshtė urdhėruar dhe mos shko pas sėshirave e thuaj: Unė kam besuar nė librat qė i shpalli All-llahu, jam urdhėruar tė mbajė drejtėsi mes jush, All-llahu ėshtė Zoti ynė dhe Zoti juaj; Ne kemi pėrgjegjėsinė e veprave tona e ju tė veprave tuaja, nuk ka polemikė mes nesh dhe jush; All-llahu bėn tubimin mes nesh dhe vetėm te Ai ėshtė pėrfundimi.
- Ata qė kundėrshtojnė fenė e All-llahut pasi qė asaj i janė pėrgjigjur (njerėzit), faktet e tyre janė tė asgjėsuara te Zoti i tyre, ata janė tė pėrbuzur dhe ata do tė kenė dėnim tė rėndė.
- All-llahu ėshtė Ai qė e zbriti librin e vėrtetė dhe drejtėsinė. Ti nuk mund ta dish, ndishta ēasti i shkatėrrimit ėshtė afėr.
- Ata qė nuk i besojnė atij, kėrkojnė ngutjen e tij, ndėrsa ata qė i besojnė, i frokėsohen dhe e dinė se ajo ėshtė e vėrtetė. Ta dini se ata qė bėjnė polemikė, duke dyshuar nė momentin e katastrofės sė pėrgjithshme, janė nė njė humbje tė thellė.
- All-llahu ėshtė shumė bamirės pėr robėrit e vet; Ai e begaton atė qė do; Ai ėshtė i gjithfuqishmi, ngadhėnjyesi.
- Kush ėshtė qė dėshiron fitimin e botės tjetėr (ahiretin), Ne do tia shtojmė fitimin e tij, e kush e dėshiron vetėm fitimin e kėsaj bote, Ne ia japim, po nė botėn tjetėr ai nuk ka hise.
- A mos kanė ata ortakė (zota ose idhuj) qė u pėrcaktuan atyre fe, tė cilėn nuk e urdhėroi All-llahu? Po, sikur tė mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut qė shpėrblimi dhe ndėshkimi tė jenė nė ahiret), dhe do tė kryhej dėnimi mbi ta, e megjithatė, mohuesit do tė kenė dėnimi tė dhembshėm.
- Do ti shohėsh jobesimtarėt tė frikėsuar nga ajo qė vepruan, po, ajo do tu ndodhė atyre, kurse ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, do tė jenė nė kopshtet e Xhenneteve dhe ata kanė te Zoti i tyre ēka tė dėshirojnė; e kjo ėshtė ajo dhuntia e madhe.
- Ajo (dhunti) konsistonnė atė qė All-llahu u jep myzhde robėrve tė vet, tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira. Thuaj: Unė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim pėr thirrjen time vetėm respektin e dashurisė pėr hir tė farefisnisė (akraballėkut). Kush bėn ndonjė tė mirė, Ne ia shumėfishojmė tė mira; vėrtet, All-llahu falė mėkatet, ėshtė mirėnjohės.
- A mos thonė ata se ai (Muhammedi) shpifi gėnjeshtėr ndaj All-llahut, e nėse dėshiron All-llahu ta mbyllė zemrėn tėnde, pse All-llahu eliminon tė pavėrtetėn dhe me fjalė e veta e forcon tė vėrtetėn. Ai ėshtė qė e di ēka ka nė zemra.
- Ai ėshtė qė pranon pendimin e robėrve tė vet dhe shlyen tė kėqijat dhe e di ēka punoni.
- Ai ėshtė qė u pėrgjigjet (lutjeve tė) atyre qė besuan dhe bėnė punė tė mira dhe, nga mirėsia e vet, ua shton atyre tė mirat. Ndėrsa, jobesimtarėt kanė dėnim tė rreptė.
- Sikur All-llahu tua shumonte begatinė robėrve tė vet, ata do tė kalonin kufijtė, por Ai i furnizon me masė qė dėshiron, sepse Ai ėshtė i njohur hollėsisht dhe i dijshėm pėr robėrit e vet.
- Dhe Ai ėshtė qė e lėshon shiun, pasi qė ata ti kenė humbur shpresat dhe Ai shtrin mėshirėn e vet; Ai ėshtė mbikėqyrėsi i lavdėruari.
- Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės dhe shpėrndarja e gjallesave nė tė dyjat dhe Ai me fuqinė e Tij mund ti bashkojė kurdo qė tė dėshirojė.
- ēfarėdo e keqe qė mund tju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqia), e pėr shumė tė tjera Ai u falė.
- E ju nuk mund ti ikni (ta mposhtni) dėnimit nė tokė dhe pėrveē All-llahut nuk keni as mbrojtės e as ndihmės.
- Dhe nga argumentet (qė dokumentojnė fuqinė) e Tij, janė anijet lunduese nėpėr det si tė ishin kodra.
- Nėse do Ai, e ndal erėn dhe ato ngelin tė palėvizshme mbi sipėrfaqen e ujit. Ska dyshim se kėto fakte ekzistojnė pėr secilin durimtarė e mirėnjohės.
- Ose i pėrmbyt ata pėr shkak tė asaj qė vepruan, e pėr shumė tė tjera Ai i falė.
- Ata qė i kontestojnė argumenetet Tona, le ta dinė se nuk kanė shpėtim (nuk mund ti shmangin dėnimit).
- ēka u ėshtė dhėnė nga ndonjė send, ajo ėshtė kėnaqėsi nė kėtė botė, e ajo qė ėshtė te All-llahu ėshtė shumė mė e mirė dhe e pėrjetshme, por pė ata qė besuan dhe qė vetėm Zotit tė tyre i mbėshteten:
- Dhe ata qė u shmangėn mėkateve tė mėdha e tė shėmtuara, dhe kur hidhėrohen, ata falin,
- Edhe ata qė i pėrgjigjen thirrjes sė Zotit tė tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata qė konsultohen mes vete pėr punė tė pėrbashkėta, e nga ajo qė Ne ua japim ata e shpėrndajnė,
- Edhe ata qė kur i godit e padrejta, i kundėrvihen.
- Ndėshkimi i tė keqes, bėhet nė tė njejtėn mas, e kush fal e bėn pajtim, shpėrblimi i tij ėshtė te All- llahu. Vėrtet, Ai nuk i do zullumqarėt.
- E kush hakmirret pėr padrejtėsitė i janė bėrė, ndaj tė tillėve nuk ka ndonjė pėrgjegjėsi.
- Pėrgjegjėsia (ndėshkimi) ėshtė vetėm kundėr atyre qė u bėjnė padrejtė dhe kundėr atyre qė pa farė arsye bėjnė ērregullime nė tokė. Pėr tė tillėt ėshtė njė dėnim i dhembshėm.
- Kush bėn durim dhe fal, s;ka dyshim se ajo ėshtė virtyti mė i lartė (i lavdishėm).
- Atė qė All-llahu e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė ndihmės tjetėr, pos Tij. Do ti shohėsh zullumqarėt qė, kur tė vėrejnė dėnimin, do tė thonė: A ka ndonjė rrugė pėr rikthim (nė dynja)?
- Do ti shohėsh ata duke iu afruar atij (zjarrit) tė frikėsuar nga nėnshtrimi, se si e shikojnė me bisht tė syrit tinėzisht (me njė shikim tė vjedhur). Ata qė besuan do tė thonė: Vėrtet, tė humbur nė ditėn e kijametit janė ata qė e humbėn vetveten dhe familjen e vet! Ta dini pra, se mizorėt janė nė dėnim tė pėrjetshėm.
- Ata nuk kanė mbrojtės qė tu nduhmojė, pėrveē All-llahut, sepse atė qė All-llahu e ka humbur, pėr tė nuk ka rrugėdalje (shpėtim).
- Pėrgjigjuni thirrjes sė Zotit tuaj para se tė vijė njė ditė, qė All-llahu nuk e kthen mė (pasi ta ketė caktuar). Atė ditė ju nuk do tė gjeni strehim dhe as nuk do tė mund ti mohoni (mėkatet).
- Nėse ata (idhujtarėt) refuzojnė, Ne nuk tė kemi dėruar ty rojė tė tyre, ti ke pėr obligim vetėm komunikimin. Vėrtet, kur Ne i dhurojmė njeriut nga ana Jonė ndonjė tė mirė, ai gėzohet pėr tė, e kur i godet ndonjė e keqe, qė e ka merituar vetė, atėherė njeriu ėshtė pėrbuzės.
- Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės; Ai krijon ēka tė dojė; Ai i falė vetėn femra atij qė do; e i falė vetėm meshkuj atij qė do.
- Ose u falė ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e lė pa fėmijė (steril); Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm.
- Nuk ka asnjė njeri qė ti ketė folur All-llahut ndryshe, vetėm se me anėn e frymėzimit, ose pas ndonjė perdeje, ose ti dėrgojė tė dėrguar (melek), e ai ti shpallė me lejen e Tij atė qė do Ai. Vėrtet,Ai ėshtė mė i larti, mė i urti.
- Po kėshtu me urdhėrin tonė Ne te shpallėm edhe ty shpirtin (Kuranin). Ti nuk ke ditur ēka ėshtė libri (Kurani) as ēėshtė besimi, por Ne atė e bėmė dritė me tė cilėn e vėmė nė rrugė tė drejtė atė qė dėshirojmė prej robėrve tanė. Nė tė vėrtetė, edhe ti udhėzon pėr nė rrugė tė drejtė,
- Nė rrugėn e All-llahut, tė cilit i takon ēka ka nė qiej dhe ēka nė tokė, e ta dini se tė gjitha ēėshtjet janė nė vullnetin e All-llahut.
Suretu: 41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
< Prev Index
... 11-20
21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
71-80
... Next >
|  |
 |
|