|
|
Login |
 |
< Prev Index
1-10
11-20
21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
... Next >
Suretu: 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
Suretu 18. El-Kehf

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- Falėnderimi i takon vetėm All-llahut qė ia shpalli robit tė vet Librin dhe nė tė nuk lejoi ndonjė kundėrthėnie.
- (ia shpalli) Tė saktė (pa shmangie), pėt tua tėrhequr vėrejtjen (atyre qė nuk besojnė) ndaj njė dėnimi tė rėndė prej Tij, e pėr ti pėrgėzuar besimtarėt qė bėjnė vepra tė mira, se ata do tė kenė njė shpėrblim tė mrekullueshėm.
- Duke qenė nė tė pėrgjithmonė.
- Pėr tua tėrhequr vėrejtjen atyre qė thanė se All-llahu ka fėmijė.
- Dhe pėr atė (fėmijė), as ata, e as tė parėt e tyre nuk kanė kurrfarė dijenie. Sa e madhe ėshtė ajo fjalė qė del nga gojėt e tyre, e ata nuk thonė tjetėr vetėm se gėnjeshtėr.
- A thua ti, do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi pas tyre, nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kuranit)?
- Gjithēka qė ėshtė mbi tokė, Ne e bėmė stoli tė saj, pėr ti provuar ata, se cili prej tyre do tė jetė mė vepėrmirė.
- Ne kemi pėr ta bėrė gjithēka qė ėshtė mbi tė dhe pa bimė (shkatėrrojmė ēdo gjelbėrim).
- A ms mendove ti se ata tė vendosurit e shpellės dhe Rekimit ishin nga mrekullitė Tona mė tė ēuditshme?
- Kur djelmoshat u strehuan nė shpellė e thanė: O Zoti ynė, na dhuro nga ana Jote mėshirė dhe na pėrgatit udhėzim tė drejtė nė tėrė ēėshtjen tonė!
- Ne u vumė mbulojė mbi veshėt e tyre (i vumė nė gjumė) nė shpellė pėr disa vite me rradhė.
- Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) pėr tė parė se cili prej tyre dy grupeve ėshtė mė preciz nė njehėsimin e kohės sa qėndruan gjatė.
- Ne po tė rrėfejmė saktė ēėshtjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe mė ua shtuam bindjen.
- Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bėmė tė qėndrueshėm) sa qė kur ngritėn thanė: Zoti ynė ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, nuk adhurojmė ndonjė zot tjetėr pos Tij, e Ne atyre edhe mė ua shtuam bindjen.
- Kėta, populli ynė ka besuar zota tjerė pos Tij, pse pra nuk sjellim ndonjė argument tė qartė pėr aa? A ka mė mizor se aiqė shpif gėnjeshtėr ndaj All-llahut?
- Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj qė adhurojnė ata, pos All-llahut, atėherė strehonu nė shpellė, e Zoti juaj ju dhuron nga mėshira e tij e gjerė dhe u lehtėson nė ēėshtjen tuaj atė qė ėshtė nė dobinė tuaj.
- Dhe ti e shihje diellin kur lindte bartej prej shpellės sė tyre nga ana e djathtė, e kur perėndonte largohej nga ata nga ana e majtė, e ata ishin nė njė vend tė gjerė tė saj. Kjo ishte njė nga argumentet e All-llahut. Atė qė e udhėzon All-llahu, ai vėrtet ėshtė udhėzuar, e atė qė e humb, ti nuk do tė gjejsh pėr tė ndihmės qė do ta udhėzonte.
- Do tė mendoje se ata janė tė zgjuar, ndėrsa ata ishin tė fjetur, e Ne i rotullonim herė nė krahun e djathtė e herė nė tė majtin. Qeni i tyre kishte shtrirė kėmbėt e para pranė hyrjes. Sikur tė kishe hasur nė ta, do tė ishe kthyer duke ikur dhe do tė ishe mbushur frikė prej tyre.
- Ashtu (sikurse i vumė nė gjumė) i zgjuam ata qė tė pyesin njėri-tjetrin (se sa kanė fjetur). Njėri prej tyre foli e tha: Sa keni ndejur? Ata thanė:Kemi ndejur njė ditė ose njė pjesė tė ditės! Disa thanė: Zoti juaj e di mė sė miri se sa keni ndejur, prandaj dėrgonie njėrin prej jush me kėtė argjend (monedhė argjendi) nė qytet, e tė zgjedhė ushqim mė tė mirė, e tju sjellė atė juve dhe le tė ketė shumė kujdes e tė mos i japė tė kuptojė askujt pėr ju.
- Pse, nėse ata (tė qytetit) kuptojnė pėr ju, do tju mbysin me gurė, ose do tju kthejnė nė fenė e tyre, e atėherė kurr nuk keni pėr tė shpėtuar.
- Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (ti shohim njerėzit), e tė kuptojnė se premtimi i All- llahut (pėr ringjallje) ėshtė i sigurt dhe se katastrofa e pėrgjithshme (kijameti) ėshtė e padyshimtė. (i zgjuam) Mu atėherė kur ata (populli) bisedonin pėr ēėshtjen e tyre dhe thanė: Ndėronu atyre njė ndėrtesė (tė jetė shenjė). Zoti i tyre di mė sė miri pėr ta. E ata qė ishin me shumicė thanė: Do tė ndėrojmė gjithqysh nė hyrjen e tyre njė xhami.
- Ata (qė bisedonin pėr kėtė) do tė thonė: Ishin tre, i katėrti ishte qeni i tyre, dhe thonė: Ishin pesė, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre, kjo ishte hamendje, po edhe thonė: Ishin shtatė, e qeni i tyre ishte i teti! Thuaj: Zoti im di mė sė miri pėr numrin e tyre, pėrveēnjė pakice nuk di kush pėr ta, e ti (Muhammed) mos polemizo pėr numrin e tyre vetėm ashtu nė tėrėsi, dhe askė mos e pyet pėr ta.
- Dhe mos thuaj kurrsesi pėr ndonjė ēėshtje: Unė do tė bėj kėtė nesėr!
- Vetėm (nėse i shton): Nė dashtė All-llah! E kur tė harrosh, pėrmende Zotin tėnd dhe thuaj: Shpresohet se Zoti im do tė mė japė udhėzim edhe mė tė afėrt prej kėtij (tė as-habi kehfit).
- (dhe thonin) Ata qėndruan nė shpellėn e tyre treqind e nėntė vjet.
- Thuaj: All-llahu e di mė sė miri sa kanė ndejur, Atij i takon fshehtėsia e qiejve dhe tokės. Ēfarė (i ēuditshėm) ėshtė tė pamėt e Tij dhe ēfarė ėshtė tė dėgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerėzit) nuk kanė ndihmėtarė. Nė vendimin e Tij nuk mund ti pėrzihet askush.
- Lexo ēka tė ėshtė shpallur ty nga libri i Zotit tėnd! Nuk ka kush qė mund ti ndryshojė fjalėt e Tij dhe pos Tij, nuk mund tė gjesh stehim.
- Pėrkufizoje veten tėnde me ata qė lusin Zotin e tyre mėngjes e mbrėmje, e qė kanė pėr qėllim kėnaqėsinė (razinė) e Tij, dhe mos i hiq sytė e tu prej tyre e tė kėrkosh bukurinė e kėsaj bote dhe mos iu bind atij qė ia kemi shmangur zemrėn e tij prej pėrkjtimit ndaj Nesh dhe i ėshtė dhėnė epshit tė vet, pse puna e tij ka mbaruar.
- E ti thuaj: E vėrteta ėshtė nga Zoti juaj, e kush tė dojė, le tė besojė, e kush tė dojė, le tė mohojė. Ne kemi pėrgaditur pėr jobesimtarėt zjarr qė muret e tij (tė flakės) i rrethojnė ata, e nėse kėrkojnė shpėtim, ndihmohen me njė ujė si katran qė pėrzhit fytyrat. E shėmtuar ėshtė ajo pije, e vend i keq ėshtė ai.
- E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ska dyshim se Ne nuk humbim shpėrblimin atij qė ėshtė bamirės.
- Tė tillėt e kanė vendin nė Xhennetin e Adnit, nėn tė cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathė tė artė dore dhe ata veshin rrobe tė gjelbėrta prej mėndafshi tė hollė e tė trashė, janė mbėshtetur aty nė shtretėr. Sa shpėrblim i mrekulleshėm ėshtė dhe sa vend i bukur ėshtė ai.
- E ti sillu atyre (qė kėrkuan ti largosh varfanjakėt) si shembul dy njerėz; njėrit prej tyre i dhamė dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e nė mes atyre djave bimė tjera.
- Tė dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjė, e nė mesin e tyre bėmė tė rrjedhė njė lumė.
- Ai kishte edhe pasuro tjetėr. E ai atij shokut tė vet (qė ishte besimtar) itha: — duke iu krenuar atij — Unė kam pasuri mė shumė se ti e, kam edhe krah mė tė fortė!
- Dhe ai hyri nė kopshtin e vet (e me besimtarin pėr dore), po duke qenė dėmtues i vetės (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: Unė nuk mendoj se zhduket kjo kurrė!
- Dhe nuk besoj se do tė ndodhė kijameti, (dita e gjykimit), por nėse bėhet qė tė kthehem te Zoti im, padyshim do tė gjej ardhmėri edhe mė tė mirė se kjo.
- Atij ai shoku ivet (besimtari) itha — duke e polemizuar atė -: A e mohove Atė qė tė krijoi ty nga dheu, pastaj nga njė pikė uji, pastaj tė bėri njeri tė plotė?
- Por pėr mua, Ai All-llahu ėshtė Zoti im, e Zotit tim unė nuk ibėj shok askė!
- E pse ti kur hyre nė kopshtin tėnd nuk the: Ma shaell llah, la kuvete il-la bil lah — (Allhu ēka do, bėhet, ska fuqi pa ndihmėn e Tij). Nėse ti mė sheh mua se unė kam mė pak prej teje edhe pasuri edhe fėmijė (krah mė tė dobėt).
- Po unė shpresoj se Zoti im do tė mė japė edhe mė tė mirė nga kopshti yt, e kėtij tėndit ti shkaktojė fatkeqėsi nga qielli e tė gdhijė tokė e lėmuar (e zhveshur).
- Ose tė gdhijė uji i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kėrkosh atė!
- Dhe vėrtet, u shkatėrruan frutat e ti, e ai filloi tėrrahė shuplakėt pėr atė qė kishte shpenzuar nė tė, e ajo ishte rrėnuar nė kulmet e saj dhe thoshte: O i mjeri unė, tė mos i kisha bėrė Zotit tim akė shok!
- E nuk pati krah (grup), pėveē All-llahut tė vėrtetė qė ti ndihmojė atij dhe nuk mundi ta pengojė.
- Nė atė vend ndihma ėshtė vetėm e All-llahut tė vėrėrtetė. Ai ėshtė shpėrblyesi mė i mirė dh te Ai ėhstė pėrfundimi mė i mirė.
- E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kėsaj bote qė ėshė si njė ujė (shi) qė Ne e lėhsojmė nga qielli, e prej tij bima e tokės zhvillohet e shpeshėtohet sa qė pėrzihet mes vete, e pas pak ajo bėhet byk (pas tharjes) qė e shpėrndajnė erėrat. All-llahuka fuqi pėr ēdo send.
- pasuria dhe fėmijėt janė stoli e kėsaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i tė cilave ėshtė i pėrjetshėm) janė shpėrblimi mė i mirė te Zoti yt dhe janė shpresa mė e mirė.
- (Prkujto) Ditėn kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokėn e sheh tė sheshtė (tė zbuluar) dhe Ne i tubojmė ata e nuk na mbete asnjė prej tyre pa e tubuar.
- Dhe vihet libri (i veprave),e i sheh mėkatarėt tė frikėsuar nga shėnimet qė janė nė tė dh thonė: Tė mjerėt ne, ēėshtė puna e kėtij libri qė nuk ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė? dhe atė qė vepruan e gjejnė tė gatshme — prezente, e Zoti yt nuk i bėn padrejt askujt.
- (Pėrkujto) Kur u thamė engjėjve: Pėruluni Ademit, e ata iu pėrulėn pėrpos Iblisit. Ai ishte nga xhinėt, prandaj nuk respektoi urdhėrin e Zotit tė vet. Vallė, a nė vend Timin do ta merrni pėr mik atė dhe pasardhėsit e tij, ndėrsa ata janė armiq tuaj? Sa kėmbim i shėmtuar ėshtė ai i jobesimtarėve!
- Unė nuk ua prezentova krijimin e qiejve e tė tokės atyre qė po i adhuroni e as krijimin e vetė atyre, e as nuk mora mdihmėtrė tė humburit.
- E ditėn kur Ai thotė: Thirrni ata, pėr tė cilėt menduat se janė bashpuntorėt e Mij! I thėrrasin, por ata nuk u pėrgjigjen (pėr ndihmė) atyre dhe ato lidhjet e tyre (nė dynja) Ne i zhdukim.
- Kriminelėt e shohin zjarri dhe binden se do tė hudhen nė tė, dhe se nuk do tė gjejnė shtegdalje prej tij.
- Nė kėtė Kuran Ne shtruam ēdo lloji shembulli pėr hirė tė njerėzve, po njeriu (jobesimtar), mė shumė se ēdo tjetėr ėshtė kundėrshtar.
- Pasi qė tu ketė ardhur udhėzimi, njerėzit nuk i pengoi tjetėr tė besojnė dhe tė kėrkojėn falje prej Zotit tė tyre, vetėm se presin tu vijė edhe atyre fatėkeqėsia e popujve tė mėparshėm ose tu vijė atyre dėnimi ballė pėr ballė.
- Ne nuk i dėrgojmė ndrushe tė dėrguarit pos vetėm si pėrgėzues e qortues. E, megjithatė, ata qė nuk besuan polemizojnė me tė, ta mbizotėrojė tė vėrtetėn, dhe argumentet e Mia dhe atė me ēka u qortuan i marrin pėr tallje.
- Kush ėshtė mė zullumqarė se ai qė ėshtė kėshilluar me argumentet e Zotit tė vet, e ua kthejn shpinėn atyre dhe harron atė qė vetė e punoi? Ne kemi vėnė mbi zemrat e tyre mbulesė nė mėnyrė qė tė mos e kuptojnė atė (Kuranin), kurse nė veshėt e tyre shurdhim, andaj edhe nėse i thėrret ti ata nėrrugė tė drejtė, ata si tė tillė nuk do tė udhėzohen kurrė.
- Zoti yt ėshtė qė flė shumė dhe bėn mėshirė tė madhe, sikur ti ndėshkonte ata pėr atė qė kanė vepruar, do tua ngutte atyre tash dėnimin, por ata kanė momentin e caktuar, e pos Tij nuk do tė gjejnė ata strehim.
- Ato janė fshatra (vendbanime) qė kur bėnė zullum, Ne i shkatėrruam dhe pėr shkatėrrimin e tyre u patėm caktuar kohė tė sakta.
- (pėrkjto) Kur Musai djaloshit qė e shoqėronte i tha: Nuk do tė ndalem sė ecuri deri tė arrijė vendtakimin e e dy deteve, ose do tė udhėtoj njė kohė tė gjatė.
- Kur arritėn ata tė dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan pehkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugėn e vet si (strofull) nė det.
- Pasi ata e kaluan atė vend, ai (Musai) i tha djaloshit: Na jep sillėn tonė (ushqimin), meqė nga ky udhėtim jemi lodhur.
- AI (djaloshi — Jushaė bin Nun) tha: A e sheh!? Kur u strehuam te shkėmbi, unė e harrova peshkun dhe pėrveē djallit, nuk mė bėri ksh ta harrojė q tė pėrkujtojė ty atė, dhe ai nė mėnyrė tė ēuditshme mori rrugėn pėr nė det!
- Ai (Musai) tha: Ai ėshtė (vendi) qė ne po e kėrkojmė! Dhe u kthyen qė tė dy rrugės sė tyre prej nga kishin ardhur.
- Dhe e gjetėn njė robė Tanė, tė cilit i kemi dhuruar mėshirė nga ana e Jonė dhe e kemi mėsuar me njė dituri tė posaēme nga Ne.
- Atij (Hidrit — njeriut tė mirė e tė dijshėm) Musai i tha: A pranon tė vijė me ty, qė tė mė mėsosh nga ajo qė je imėsuar(i dhuruar) ti: dituri tė drejtė e tė vėrtetė?
- Ai (Hidri) tha: Sigurisht, ti nuk do tė mund tė kesh durim me mua!
- Si do tė durosh pėr atė qė nuk je i njoftuar?
- (Musai) Tha: Nė dashtė All-llahu, do tė shohėsh se do tė jem i durueshėm dhe nuk do tė kundėrshtoj ty asgjė!
- Ai i tha: Nėse mė shoqėron ti mua, atėherė mos mė pyet pėr asgjė, derisa unė vetė tė tė tregoj pėr tė.
- E ata tė dy shkuan *duke ecur) deri kur hipėn nė anije, ai (i dishmi) e shqeu atė. Ai (Musai) tha: A e shqeve qė ti fundosėsh udhėtarėt e saj, vėrtet bėre njė punė tė hatashme?
- Tha: A nuk tė thashė se nuk do tė mund tė kehs durim me mua?
- (Musai) Tha: Mos mė qorto pėr se harrova dhe mė mundo me vėshtirėsi nė kėtė shoqėrim timin (lehtėsoma punėn)!
- Vazhduan tė shkojnė deri kur e takuan njė djalė tė ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atė. (Musai) Tha: A e mbyte njeriun e pastėr, pa mbytė ai askė?! Vėrtet ke bėrė njė pumė tė shėmtuar!
- Ai (i dijshmi) tha: A nuk tė thashė se vėrtet ti nuk do tė mund tė kesh durim me mua?
- (Musai) Tha: Nėse pas kėsaj tė pyes (tė kundėrshtoj) pėr ndonjė gjė, atėherė mos mė lejo tė shoqėroj. Tashmė ndaj meje ke arsyetim (tė mos mė shoqėrosh)!
- Vazhduan tė shkojnė deri arritėn te bannorėt e njė qyteti qė prej tyre kėrkuan tu japin ushqim, po ata nuk deshėn ti pranojnė si mysafirė (e as ti ushqejnė) e ata tė dy gjetėn njė mur qė gati rrėzohej, e ai e drejtoi atė (murin). (Musai) Tha: Sikur tė kishe dashur do tu merrje shpėrblim pėr kėtė!
- Ai (i dijshmi) tha: Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje e teje, e unė do tė tregoj pėr domethėnien e asaj qė nuk mund tė keshė durim!
- Sa i pėrket anijes, ajo ishte pronė e tė varfėrve, qė veprojnė nė det, e unė desha tė bėjė atė me tė meta, ngas para tyre ishte njė sundues qė grabiste ēdo anije (tė aftė — pa tė meta).
- Sa i pėrket djaloshit, dy prindėrit e tij ishin besimtarė, e u frikėsuam se ai do ti shpie ata tė dy nė humbje e nė mosbesim.
- Deshėm qė Zoti tu japė nė vend tė tij njė mė tė mirė se ai dhe mė tė afėrt nė respekt dhe nė mėshirė (ndaj prindėrve).
- Pėrsa i pėrket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimė tė atij qyteti, e nėn tė ata kishin njė thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenė njeri i mirė, e Zoti yt dėshiroi qė ata dy (jetimė) ta arrijnė pjekurinė e vet dhe ta nxjerrin ata vetė thesarin e tyre. Kjo ishte mėshrė e Zotit tėnd (ndaj tyre). Dhe unė nuk e pranova tėrė atė sipas bindjes sime (po sipas udhėzimit tė Zotit). Ky, pra, ėshtė sqarim i asaj pėr tė cilėn nuk munde tė kesh durim!
- Tė pyesin ty pėr Dhulkarnejnin, thuaju: Do tju rrėfej pėr punėn e tij me Kuran (me shpallje).
- Ne i mundėsuam atij forcė nė tokė dhe i dhamė mundėsi pėr ēdo send qė tė mund tė arrijė.
- Ai iu rrek njė aso mundėsie (dhe mori rrugėn nga perėndimi).
- Deri kur vendperėndimin e diellit, e gjrti se po perėndon nė njėfarė burimii me lym tė zi dhe aty e gjeti njė popull. E Nei thamė: O Dhulkarnejn, ose do ti dėnosh, ose do t-i marrėsh me tė mirė e ti udhėzosh!
- Ai (Dhulkarnejni) tha: Ai qė vazhdon edhe mėtej tė jetė zullunqar, atė do ta dėnojmė, pastaj i kthehet Zotit tė vet e Ai e dėnon atė me njė dėnim tė tmerrshėm.
- Sa i pėrket atij qė besoi dhe bėri vepra tė mira, atij i takon shpėrblimi mė i mirė (Xhenneti) dhe atij nga ana Jonė do ti bėjmė lehtėsi (nė jetė).
- Pastaj, ai iu rrek njė aso mundėsie (mori rrugėn e lindjes).
- Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti atė se po lind mbi njė popull, qė nuk i kemi dhėnė ndonjė mbulojė prej tij (diellit).
- Ashtu (bėri edhe me kėtė popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundėsitė dhe sundimin e drejtė tė tij).
- Mandej, ai iu rrek ėrsėri njė aso mundėsie (njė rrugė tė tretė mes perėndimit e lindjes — nga veriu).
- Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe mbrapa tyre gjeti njė popull qė thuajse nuk kuptonte asnjė gjuhė (pėrveē gjuhės sė vet).
- Ata thanė: O Dhulkarnejn, vėrtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janė duke bėrė shkatėrrime nė tokė, a bėn qė ne tė japim ty njė kontribut (njė formė tagri a tatimi), e qė tė bėsh njė pendė mes nesh dhe mes tyre?
- Ai (Dhulkarnejni) tha: Atė qė mua ma mundėsoi Zoti im ėshtė shumė mė e mirė (nga ajo qė mė ofroni ju), po ju mė ndihmoni me fuqi punėtore tė bėj njė pendė tė fortė mes jush dhe mes atyre!.
- Mė sillni copa tė hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anėt e kodrave, tha: Ndizni! e kur e bėri atė (hekurin) zjarr (si zjarr nga tė ndezurit) tha: Mė sillni bakėr tė shkrirė tia hedhė atij!
- E ata as nuk arritėn ta kapėrcenin e as ta shponin.
- Ai (Dhulkarnejni) tha: Kjo ėshtė njė e mirė nga Zoti im, e kur tė vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bėn atė rrafsh, e caktimi i Zotit tim ėshtė i sigurt.
- (Kur tė vijė caktimi i Zotit, ose kur tė dalin Jexhuxh Mexhuxhėt) Ne bėjmė atė ditė qė ata tė pėrzihen si valėt njėra me tjetrėn. Dhe i fryhet Surit (pėr herėn e dytė) e tė gjithė ata i tubojmė.
- Atė ditė ua prezentojmė zhehenemin jobesimtarėve me njė prezentim tė hapėt (trishtues).
- Atyre qė sytė i kishin tė mbuluar ndaj argumenteve te Mia dhe qė nuk mund tė dėgjonin (fjallėt e All- llahut).
- A mos menduan aa qė nuk besuan se pėrkundėr Meje tė marrin zota (mbrojtės) robtė e Mi? Ne kemi pėrgatitur pėr jobesimtarėt Xhehennemin vendpritje.
- Thuaj: A tju tregojmė pėr mė tė dėshpruarit nė veprat e tyre?
- Ata janė veprimi i tė cilėve u asgjėsua nė jetėn e kėsaj bote, e megjithatė ata mendojnė se janė kah bėjnė mirė.
- Tė tillėt janė ata qė nuk besuan argumentet e Zoit tė tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe nė ditėn e gjykimit atyre nuk do tu jepet kurrfarė vlere.
- Kėtė, ngase shpėrblimi i tyre ėshtė Xhehennemi, pėr shka se nuk besuan dhe argumentet e Mia e tė dėrguarit e Mi i morėn pėr tallje.
- Ska dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, vendpritje pėr ta janė Xhennetet e Firdevsit.
- Aty do tė jenė pėrgjithmonė, e nuk kėrkojnė tė largohen nga ai (ose tu ndryshohet).
- Thuaj: sikur tė ishte deti ngjyrė pėr ti shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim, e edhe sikur tė sillnim shtesė edhe njė si ai (deti).
- Thuaj: Unė jam vetėm njeri, sikurse ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos pėrziejė askė.
Suretu: 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
< Prev Index
1-10
11-20
21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
... Next >
|  |
 |
|