|
|
Login |
 |
< Prev Index
1-10
11-20
21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
... Next >
Suretu: 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
Suretu 14. Ibrahim

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
- Elif, Lamė, Ra. (ky ėshtė) Libėr; Ne ta shpallėm ty qė me urdhėrin e Zotit ti nxjerrėsh njerėzit prej errėsirės nė dritė; (ti nxjerrėsh prej errėsirės) nė rrugė tė Fuqiplotit, tė Falėnderuarit.
- Tė All-llahut, i tė cilit ėshtė ēka nė qiej dhe ēka nė tokė. Ėshtė mjerim pėr mohuesit pėr dėnimin e ashpėr qė i pret.
- Ata qė i japin pėrparėsi jetės sė kėsaj bote ndaj botės tjetėr, pengojnė nga rruga e All-llahut dhe kėrkojnė shtrembėrimin e saj. Tė tillėt qartas janė nė humbje.
- Ne asnjė nga tė dėrguarit nuk e dėrguam ndryshe vetėm nė gjuhėn e popullit tė vet, ashtuqė ai tu shpjegojė atyre (nė atė gjuhė). E All-llahu e lė tė humbur atė qė do, dhe e udhėzon nė rrugė tė drejtė atė qė do. Ai ėshtė i fuqishmi, i urti.
- Ne e patėm dėrguar Musain me argumentet tona (dhe i thamė); xnirre popullin tėnd prej errėsirave nė dritė dhe pėrkujtoju atyre tė mirat e All-llahut (qė u dhuroi), se vėrtet nė ato (pėrkujtime) ka argumente pėr secilin qė ėshtė shumė i durueshėm dhe shumė falėnderues.
- (pėrkujto) Kur Musai i tha popullit tė vet: Pėrkujtonie dhuntinė e All-llahut ndaj jush; kur ju shpėtoi prej rrethit tė faraonit qė ju shijonin dėnimin mė tė shėmtuar, ju mbytnin bijtė tuaj, e lėnin gratė tuaja tė jetojnė. Nė ato kishit sprovė tė madhe nga Zoti juaj.
- Dhe (pėkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshėm: Nėse falėnderoni, do tua shtojė tė mirat, e nėse pėrbuzni, ska dyshim, dėnimi Im ėshtė i vėshtirė!
- E Musai tha: Nėse ju, dhe tė gjithė ata qė janė nė tokė mohoni, All-llahu ėshtė i panevojshėm (pėr falėnderim, i lavdishėm (vetvetiu.
- A nuk jeni tė njohur me lajmin (ndodhinė) e atyre qė ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adnit, i Themudit e edhe i atyre qė erdhėn pas tyre, qė nuk di kush pėr ta poa All-llahut. Atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me argumente, ata i vėnin duart e tyre (nė shenjė talljeje) nė gojėt e veta: Ne e mohojmė atė me ēka jeni tė dėrguar dhe ne dyshojmė shumė nė atė qė ju na thėrrisni.
- Tė dėrguarit e tyre u thanė: A mos keni dyshim nė All-llahun, Krijuesin e qiejve e tė tokės? Ai ju thėrret (nė besim) pėr tju falur mėkatet dhe pėr tju vazhduar (jetėn deri nė njė afat tė caktuar! Ata thanė: Ju nuk jeni tjetėr pos njerėz siē jemi edhe ne, ju dėshironi tė na pengoni nga ajo qė adhuronin prindėrit tanė, pra na sillni ndonjė argument tė qartė!
- Tė dėrguarit e tyre ju thanė: Ne nuk jemi tjetėr vetėm se njerėz si dhe edhe ju, por All-llahu i jep dhuratė kujt tė dojė nga robtė e vet. Ne nuk na takon tė sjellim ndonjė argument, vetėm me dėshirėn e All- llahut, pra, besimtarėt le ti mbėshteten vetėm All-llahut.
- E pėrse tė mos i mbėshtetemi All-llahu derisa Ai na udhėzoi nė rrugėn tonė (tė drejt). Pėr Zotin, ne gjithsesi do tė durojmė e do tė pėrballojmė mundimet qė na bėni, e vetėm All-llahut leti mbėshteten vazhdimisht ata qė gjithnjė iu mbėshteten.
- Ata qė mohuan tė dėrgarit e vet thanė: Pėr Zotin, ne do tju dėbojmė nga vendi ynė, ose ju domosdo do tė ktheheni nė fenė tonė! E atyre (tė dėrguarėve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do ti shkatėrrojmė zullumqarėt.
- Dhe pas tyre Ne do tju vendosim nė atė tokė. E kėtė (ndihmė) pėr atė qė i frikėsohet pranisė Sime dhe i frikėsohet dėnimit Tim.
- Ata (tė dėrguarit) e kėrkuan ndihmėn, ndėrsa ēdo kryelartė idhnak pėsoi dėshtim.
- E pas tij (kryelartit) ėshtė Xhehennemi, nė tė cilin i jepet ujė tė ndyrė (qė rrjedh prej lėkurave tė djegura0,
- Pėrpiqet ta pėrbijė, po nuk mund ta gėlltis atė, atij i vjen vdekja nga tė gjitha anėt (sipas shenjave shkatėrruese), po ai nuk vdes (e tė shpėtojė prej vuajtjeve), atė e pret dėnim shumė i rėndė.
- Shembulli i veprave tė atyre qė nuk besuan ėshtė si hiri, tė cilin me puhi e shkapėrderdh era nė ndonjė ditė tė stuhishme, e ata nuk mund tė realizojnė asgjė nga veprat qė kanė bėrė, e ky ėshtė ai dėshtimi i madh.
- A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokėn me urtėsi, e nėse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesė (popull) tė re.
- E kjo, nuk ėshtė vėshtirė (rėndė) pėr All-llahun.
- E tė gjithė (njerėzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata tė dobėtit (masa e nėnshtruar) u thonė parisė (udhėheqėse): Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund tė nalehtėsoni diē nga dėnimi i All-llahut? Ata (paria) thonė: Sukur tė na kishte udhėzuar All-llahu, ne do tju udhėzonim juve. Pėr ne tash ėshtė njėsoj, u pikėlluam thellė ose duruam, pėr ne nuk ka ikje (shpėtim).
- E tė kryhet ēėshtja (tė hyjnė ata tė Xhennetit dhe tė Xhehennemit nė tė, Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratėn e shėmtuar) dhe u thotė: Vėrtet, All-llahu ju pat premtuar premtim tė vėrtetė, e unė ju pata premtuardhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unė nuk pata kurrfarė pushteti ndaj jush (qė tju detyroj), pėrpos qė ju thirra (nė rrugė tė gabuar), e ju mu pėrgjigjėt; atėherė, pra mos mė qortoni mua, po qortnie veten. Unė nuk mund tju shpėtoė juve, e as ju nuk mund tė mė shpėtoni mua. Unė mohoj shoqėrimin tuaj qė mė bėtė mua mė parė (mė adhuruat nė vend tė Zotit). Ska dyshim, jobesimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm.
- E ata, tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, me urdhėrin e Zotit tė tyre u vendosėn nė Xhennete, nėn pallatet e tė cilėve rrjedhin lumenj, ku do tė jenė pėrgjithmonė. Pėrshėndetja e tyre nė tė ėshtė selam — paqe.
- A nuk ke kuptar se si All-llahubėri shembull: fjalėn e irė si pema e mirė qė rrėnjėt e saj janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart,
- E qė me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet nė ēdo kohė. All-llahu, pra u parashtron njerėzve shembuj ashtuqė ata tė mendojnė.
- Dhe shembulli i fjalės sė keqe si njė pemė e keqe qė ėshtė shkulur mbi tokė e qė nuk ka tė qėndruar.
- All-llahu forcon ata qė besuan nė fjalėne fortė (tė mirė) nė jetėn e kėsaj bote e edhe nė botėn tjetėr, ndėrsa mizorėt All-llahu i bėn tė humbur. All-llahu punon ēka tė dojė.
- A nuk i vėrejte ata qė dhuntinė e All-llahut e ndėrruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollėn nė vendin e shkatėrrimit,
- (e sollėn) Nė Xhehennem tė shijojnė djegien, e sa vend i keq ėshtė ai.
- Ata i bėnin (krahasonin) shokė All-llahut pėr ti shmangur (njerėzit) nga rruga e Tij. Thuaj: Shfrytėzoni pėrjetimet se e srdhmja e juaj ėshtė te Zjarri!
- Robėve tė Mi, tė cilėt besuan thuaju: Tė falin rregullisht namazin dhe me atė qė i furnizuam ata, tė japin fshehtas e haptas, para se tė vijė njė ditė qė nė tė nuk ka as kompensim as miqėsi.
- All-llahu ėshtė Ai qė i krijoi qiejt dhe tokėn, dhe lėshoi prej sė larti ujė (shi), e me tė nxjerr fruta si ushqim pėr ju, dhe pėr tė mirėn tuaj u vuri nė shėrbim anijet, tė lundrojnė nėpėr det me urdhėrin e Tij, e nė shėrbimin tuaj i vuri edhe lumenjtė.
- Pėr ju nėnshtroi diellin dhė hėnėn qė nė mėnyrė tė zakonshme vazhdimisht udhėtojnė. Pėr ju pėrshtati edhe natėn e ditėn.
- Dhe Ai ju dha gjithatė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni ti numėroni tė mirat (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėr pėrbuzės.
- (pėrkujto) Kur Ibrahimi tha: Zoti im! bėne kėtė qytet tė sigurt dhe mė mbro mua e bijtė e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurėsh).
- Zoti im! ata vėrtet i shmangin (nga rruga e drejtė) shumė njerėz. E kush mė respekton mua, ai ėshtė i mi (nė fe), e kush mė kundėrshton mua, atėherė Ti je qė fal dhe mėshiron.
- Zoti ynė! unė njė pjesė tė familjes sime e vendosa nė njė luginė, ku nuk ka bimė, e pranė shtėpisė tėnde tė shenjtė. Zoti ynė (i vendosa aty) qė tė falin namazin, pra bėn qė zemrat e disa njerėzve tė mallėngjehen pėr ata, dhe, pėr tė falėnderuar me mirėnjohje, furnizoj ata me fruta.
- Zoti ynė! ska dyshim se Ti e di ēka fshehin dhe ēka publikojmė, se All-llahut nuk mund ti fshihet asnjė nė send nė tokė e as nė qiell.
- Falėnderimi i qoftė All-llahut, i cili nė pleqėri mė fali mua Ismailin dhe Is-hakun! Vėrtet, Zoi im dėgjon dhe i pėrgjigjet lutjes.
- O Zoti im! mė bėn mua nga ata qė falin namazin, e edhe prej pasardhėsve tė mijė dhe pranoje lutjen time o Zoti ynė!
- Zoti ynė! mė fal (gabimet) mua edhe prindėrve tė mi, fali edhe tė gjithė besimtarėt ditėn kur jepet llogaria.
- E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur).
- (atė ditė) Ata tė ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lar, nuk lėvizin sytė e tyre ( pėr tė shikuar), e zemrat e tyre janė tė zbrazura (nga frika).
- Dhe ti tėrhiqju vėrejtjen njerėzve pėr ditėn kur atyre do t;ju vijė dėnimi, e ata qė ishin mizorė thonė: Zoti ynė! na jep afat pėr njė kohė tė shkurtėr ti pėrgjigjemi thirrjes tėnde (pėr besim) dhe ti pasojmė tė dėrguarit! A nuk e besuat ju mė parė se pėr ju nuk ka lėkundje (prej dynjasė nė botėn tjetėr)?
- Dhe ju u vendosėt nė vendbanimet e atyre qė e dėmtuan vetveten (e Ne i shkatėrruam) dhe e kishit tė qartė se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollėm shembuj edhe juve.
- (megjithatė) Ata pėrgatitėn kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet nė duart e All-llahut, qoftė ai kurthi i tyre qė shkulėn edhe kodrat nga ai.
- E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel premtimin e vet, qė u dha tė dėrguarėve tė tij. All-llahu ėshtė triumfues qė ndėrmerr masa ndėshkuese.
- (ndėshkon kundėrshtarėt) Ditėn kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe qiejt (nė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dallin sheshazi para All-llahut, Njė, Mbizotėrues.
- E idhujtarėt atė ditė i sheh tė lidhur nė pranga.
- Petkat e tyre janė nga katrani (pezhgveja — zifti), kurse fytyrat e tyre do ti mbulojė zjarri.
- (dalin para Zotit) Pėr ta shpėrblyer All-llahu secilin njeri me atė qė e fitoi. Vėrtet, All-llahu ėshtė llogaritar i shpejtė.
- Ky (Kurani) ėshtė kumtesė pėr njerėz, qė me tė tė kėshillohen dhe tė dinė se Ai ėshtė vetėm njė zot, dhe qė ti kėshilloj ata qė kanė mend.
Suretu: 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
< Prev Index
1-10
11-20
21-30
31-40
41-50
51-60
61-70
... Next >
|  |
 |
|